Krasniqi: Aktualisht po trajtohen 500 pacientë më Covid-19, 7 prej tyre në gjendje më të rëndë

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 11:45 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në spitalet e Kosovës, aktualisht janë duke u trajtuar 500 pacientë me Covid-19, ku 7 persona janë në gjendje më të rënda ka 21 sa janë në respiratorë, ka bërë të ditur drejtori i ShSKUK-së, Valbon Kransiqi, raporton Ekonomia Online.

Ai në takimin e Komitetit për Vlerësimin dhe Menaxhimin pandemisë ka thënë se spitali më i ngarkuar është ai i Prizrenit.

“Situata është e menaxhueshme dhe në kontroll të plotë. Numri i pacientëve të shtrirë në spitalet Covid sillet rreth 500 pacientë. Sot kemi 7 persona në gjendje të rëndë me respiratorë. Pacientët po trajtohen në të gjitha spitalet. Më i ngarkuari është spitali i Prizrenit me 100 pacientë kurse me më së paku është ai i Vushtrrisë.

Krasniqi ka thënë se barnat janë të siguruara, ndonëse kanë mungesa ndonjëherë.

“Barnat janë të siguruara më mungesa të herë pas hershme. Diagnostikon laboratorike i kemi avancuar dukshëm. Kemi ndryshuar nga furnizimi  me bombola të oksigjenit  të gazit në atë të lëngshëm. Ky është shumë më i përdorshëm e më i lirë në treg.

Ai ka thënë se po përballen me mungesë të infermierëve ku ka thënë se ky numër duhet të rritet.

“Kemi nevojë të rritjes se infermierëve, pasi qëndrojmë keq me numrin e tyre”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme