Krasniqi: Numri i pacientëve të shtrirë në spitale është ende i lartë

Prishtinë | 21 Dhj 2020 | 15:26 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi në një konferencë për medie së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se numri i pacientëve të shtrirë në spitale është ende i lartë, raporton Ekonomia Online.

“Numri i pacinetëve të shtrirë është i lartë, 785 pacientë në të gjitha spitalet. Tashmë tre javë numri sillet rreth 800. Edhe më tutje jemi të ngarkuar me numër të madh të pacientëve. 44 nga këta janë në gjendje të rëndë. Punëtorët shëndetësorë po vazhdojnë me përballjen”, tha ai.

“Ju bëjë thirrje që festat e fundviti t’i kalojmë me familjet tona dhe t’i largohemi grumbullimit”, apeloi Krasniqi.

Tutje, drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti tha se kontrollet në pikat kufitare janë duke vazhduar, raporton Ekonomia Online.

“Policia e Kosovës ka vazhduar aktvitetin e tyre në parandalimim e përhapjes së virusit Corona”, tha Mehmeti.

“Nga 20 mijë të ardhur brenda 24 orëve kemi pasur në vikend qytetarë që kanë hyrë në kufi nga jashtë dhe kjo është shqetësuese”, shtoi ai.

“Po vazhdojmë kontrollime, shqiptim masash e gjoba”, tha tutje ai.

Të ngjashme