Kreu i naftarëve tregon se a do të shtrenjtohet nafta në Kosovë pas tensioneve SHBA-Iran

Prishtinë | 11 Jan 2020 | 22:05 | Nga Ekonomia Online

Derivatet me të cilat lëvizin automjetet në Kosovë nuk pritet që të shtrenjtohen për shkak të tensioneve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Kështu së paku thonë në shoqatën e naftëtarëve të vendit.

“Sa i përket çmimit, ditët e fundit edhe në Kosovë, ka reflektuar BERZ’a. Çmimet prej konfliktit deri më sot, janë në rënje e sipër, nuk janë në rritje”, thotë kreu i shoqatës së natarëve, Fadil Berjani.

Ai tha se qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në regjion.

“Dua të theksoj se qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në regjion”, ka thënë Berjani.

Tutje, Berjani tha se qeveria e re duhet ta ketë prioritet themelimin e një rregullatori të ri për çmimin e karburanteve. Një gjë e tillë sipas Berjanit do të ishte në favor të qytetarëve por edhe të tregtarëve.

Të ngjashme