KRU “Gjakova” njofton se janë duke shpërndarë vërejtje ndaj personave që kanë borxhe mbi 200 euro

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njofton konsumatorët se janë duke shpërndarë vërejtje ndaj personnave që kanë borxhe të mbledhura mbi 200 euro.

KRU “Gjakova” , tha se konsumatorët të cilët njoftohen paraprakisht me anë të “Vërejtjes para ngritjes së Procedurës për Ekzekutim te Përmbaruesi Privat”, në afat prej 7 ditësh janë të detyruar të paraqiten në zyret tona me qëllim të kryerjes së obligimit ndaj  borxhit ose riprogramimit të tij me këste  deri 24 muaj.

Tutje njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumator, nga Sektori i  Shitjes na njoftojnë  se jemi duke shpërndarë  vërejtje ndaj  konsumatorëve të cilët kanë borxhe të mbledhura mbi 200 euro, për t’i njoftuar paraprakisht mbi masat dhe procedurat që jemi të detyruar t’i ndjekim konform rregulloreve në fuqi.

Konsumatorët të cilët njoftohen paraprakisht me anë të “Vërejtjes para ngritjes së Procedurës për Ekzekutim te Përmbaruesi Privat”, në afat prej 7 ditësh janë të detyruar të paraqiten në zyret tona me qëllim të kryerjes së obligimit ndaj  borxhit ose riprogramimit të tij me këste  deri 24 muaj.

Në rast të mos përgjigjjes ndaj obligimeve kundrejt borxhit të akumuluar në afat prej 7 ditësh, përkundër dëshirës sonë ne si ofrues i shërbimeve jemi të detyruar  të ngrisim  procedurat  përmbarimore,  tek Përmbaruesit Privat.

Duke mos dashur të ju implikojmë me shpenzime shtesë, ftojmë konsumatorët borxhlinj që të përmbushin obligimet e tyre  si detyrim ndaj shërbimeve që ju ofrojmë dhe shpenzimit të ujit.

E njëjta vlen për të gjithë zonën ku operon KRU “Gjakova”, Gjakovë, Rahovec, Prizren duke përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve, amvisëri, komerciale, ente dhe industri.

Mbesim me shpresë se njoftimi ynë do të respektohet nga ana juaj!

Faleminderit për mirëkuptim!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme