Kryeministria e pa prekur nga Covid-19

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Kosova si dhe vendet e rajonit, ka disa javë që kanë trend në rritje të numrit të të prekurve nga virusi corona. Me hapjen që u bë në fillim të qershorit, filluan të funksionalizohet edhe institucionet publike në vend, sikurse fillojë edhe hapja e ekonomisë.

E që në start të kësaj hapje, ashtu edhe siç pritej filluan të shtohen rastet e personave të prekur me Covid-19. Në mesin e atyre që nuk arritën të shpëtojnë pa u prekur janë edhe një numër i konsiderueshme i deputetëve, zyrtarëve që punojnë në ministri të caktuara si dhe personel nga administrata publike.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike është ajo që është prekur më së shumti, sipas të dhënave të publikuara nga ajo, ku thuhet se shifrat kalojnë numrin e 100 personave të prekur nga ky virus, e për të cilin ende nuk ka një vaksinë.

Mirëpo si qëndron çështja në Zyrën e Kryeministrit, përkatësisht në ndërtesën ku është e vendosur Kryeministria?

Në një përgjigje për IndeksOnline, zyrtarë nga Zyra për Informim e Kryeministrit, kanë treguar se aktualisht brenda këtij institucioni nuk ka asnjë të prekur me Covid-19.

“Fatmirësisht në Kryeministri nuk ka asnjë të prekur me COVID-19”, deklaruan shkurt nga Zyra për Informim e Kryeministrit.

Të ngjashme