Kryeprokurori Schwendiman vjen në Prishtinë

Prishtinë | 06 Nën 2016 | 21:36 | Nga

Kryeprokurori i Gjykatës Speciale, David Schwendiman, do të qëndrojë në Prishtinë dhe në Beograd ndërmjet 7 dhe 11 nëntorit 2016.

Schwendiman do të paraqitet si Kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të formuar tashmë, do ta nënvizojë zotimin e tij për ta përmbushur mandatin e tij në mënyre të pavarur dhe energjetike, dhe do ta rikonfirmojë zotimin e tij, si dhe të bashkëfolësve të tij për këtë proces, bën të ditur një njoftim nga Zyra e tij.

Schweindiman nuk do të diskutojë detaje konkrete në lidhje me përmbajtjet e hetimeve.

Bëhet e ditur se Schwendiman në Prishtinë do të takohet me përfaqësues të qeverisë, kryeprokurorin e Shtetit, dhe zyrtarë të EULEX-it dhe të pranisë ndërkombëtare, ndërsa në Beograd do të takohet me përfaqësues të qeverisë, të Prokurorisë për Krime Lufte dhe të bashkësisë ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme