Kryeqyteti gati për Clintonin dhe Albrightin

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 12:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e vizitës së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, në Kosovë, kryeqyteti ka nisur përgatitjet për manifestimin e nesërm.

Për këtë janë shtuar edhe masat e sigurisë në Prishtinë.

Nesër do të shënohet 20 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ku do të marrin pjesë ish-presidenti i ShBA-së Bill Clinton, ish-sekretarja Albright, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Me këtë rast, nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Kurse nga ora 14:00 do jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e Bustit të Sekretares Albright.

Ndërkaq në orën 15:00 , do të bëhet vizitë në Bulevardin Bill Clinton, afër shtatores së ish- Presidentit Bill Clinton.

Të ngjashme