Kryetari Tahiri thotë se po kërcënohet nga PDK’ja, këta të fundit i quajnë shpifje

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, thotë se ka marrë kërcënime me jetë përmes mesazheve në Facebook. I pari i Vushtrrisë thotë se kërcënimet po vijnë nga strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Kosovës.

Por, PDK’ja këto deklarata i ka quajtur shpifje me qëllim që t’i mbulojë aferat e tij korruptive.

“Lajmi i fundit i raportuar nga media lokale ” ku thuhet se është kërcënuar kryetari i Vushtrisë, Xhafer Tahiri pas debateve me PDK-në”  është krejt i pa vërtetë dhe shpifje.  Ky lajm i porositur nga vetë kryetari Xhaferi është vetëm për të shmangur vëmendjen e vërtetë ndaj dështimit të komunës së tij dhe ti mbuloj aferat korruptive”, reagon Dega e PDK’së në Vushtrri.

PDK’ja thotë se Tahiri e ka humbur rrugën në oborr dhe dhe këto inskenime vijnë si rezultat i frikës dhe bëmave të tij me të cilat do të përfundojë në burg.

“Inskenimet e tilla nuk i shkojnë aspak një kryetari normal komune por vetëm atij të cilit i ka humbur rruga në oborr.  Frika nga të bëmat e tij me korrupsionin që do ta dërgojnë në burg e shtyjën këtë njeri të inskenoj cmenduri të tilla deri në absurditet. Xhafer Tahiri lëri lojërat e pista por ktheju institucionit që drejton në këto momente të vështira për qytetarët”.

Gjithashtu, PDK’ja fton organet e rendit që t’i shkojnë deri në fund këtij rasti me qëllim që të zbulohet e vërteta.

“PDK informon qytetarët se kërcënimi për të cilin flitet në media ka ardhur nga vetë anëtari i partisë së tij, i cili ka emër dhe mbiemër. Prandaj, PDK fton organet e rendit dhe hetuesisë që ti shkojnë deri në fund të këtij rasti të shëmtuar për ta zbuluar të vërtetën”, thuhet në reagimin e PDK’së.

Të ngjashme