Kurti dhuron gjak në Qendrën e Transfuzionit

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 13:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dhuruar gjak në Qendrën e Transfuzionit në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ky veprim i Kurtit vjen pasi Qendra e Transfuzionit u ka bërë thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak për shkak të mungesës së rezervave.

“Unë erdha sot këtu në Qendrën Kombëtare të Transfurzonit që të dhurojë gjak vullnetarisht meqenëse të gjithë qytetarët që kanë nevojë për gjak duhet të jenë sigurt që do ta marrin atë pavarësisht  grupit të gjakut që i përkasin dhe prandaj me shembullin tim por edhe të bashkëpunëtorëve bëjmë apel që ata që kanë mundësi të vinë këtu dhe të dhurojnë vullnetarisht gjak”.

“Solidariteti dëshmohet në këtë kohë dhe është mirë që QKU-ja të jetë e pajisur dhe e ndihmuar nga të gjithë ne”.        

Të ngjashme