Kurti homazhe për Nexhmije Pagarushën: S’do të ketë më një “bilbil” të këngës shqipe

Prishtinë | 08 Shk 2020 | 15:19 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministren e Kulturës, Vlora Dumoshi dhe nënkryetaren e Kuvendit, Arbërie Nagavci dhe deputetë e anëtarë të VV-së, kanë bërë homazhe për të nderuar këngëtaren Nexhmije Pagarushën, raporton Ekonomi Online.

Pas homazheve kryeministri Kurti tha se me të ndjerën kishte takime të shpeshta në këto tri vjetët e fundit, teksa tha se nuk do të ketë më “Bilbil” të këngës shqipe.

“E kam takuar disa herë, posaçërisht në tri vjetët e fundi kur ajo nuk ishte mrië me shëndet, mirëpo buzëqeshja dhe entuziazmi i saj na vinte në skilet edhe neve. prej kur kam qenë i vogël. Ne nuk kemi pasur Nexhmije para këtij Bylbyli dhe nuk mund ta parafytyrojë një bilbil të tillë”, tha ai.

Kurti po ashtu bër itë ditur se nesër në nderim të Nexhmije Pagarushës do të mbahen disa aktivitete.

“Do të ketë homazhe, Akademi Përkujtimore. Ndërsa nisja e kortezhit do të bëhet në ora 11:30 nga Teatri Kombëtar, duke parakaluar përgjatë sheshit “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti”, deri tek Hotel Grand”, tha Kurti.

Varrimi i së ndjerës bëhet të dielën në orën 14:30 në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Të ngjashme