Kurti vizitoi Drenasin e Skënderajn për të parë si po menaxhohet pandemia

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë Kurti vazhdoi vizitat në komunat e Kosovës. Në Drenas dhe Skënderaj, kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redzepi, takuan dy kryetarët e komunave përkatëse.

Me kryetarin e Komunës së Drenasit,  Ramiz Lladrovci dhe me atë të Komunës së Skënderajt,  Bekim Jashari u diskutua për menaxhimin e COVID-19.

“Këto dy komuna kanë arritur që numrin e të prekurve ta mbajnë shumë të vogël falë menaxhimit e respektimit të vendimeve të qeverisë dhe këshillave të profesionistëve mjekësorë”, është thënë në njoftimin e Qeverisë.

Kryeministri në detyrë Kurti përsëriti thirrjen për dezinfektim të karrocave e shportave në supermarkete pas përdorimit nga konsumatorët, dhe kujdes të shtuar të qytetarëve që të pastrojnë duart pas përdorimit të monedhave metalike, pasi që këto po dalin të jenë përçuesit më të mëdhenj të infeksionit.

Të ngjashme