Kuvendi mban një minutë heshtje për Adem Mikullovcin

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 11:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë mbajtur sot një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit, Adem Mikullovci.

Kryetarja e këtij kuvendi, Vjosa Osmani, në fillim të seancës ka kujtuar vargjet e deputetit dhe artistit të ndjerë, i cili kur e ka bërë hapjen e njërës prej seancave të kaluara, kishte cituar vargjet e Azem Shkrelit: “Sikur të takoheshim me vetveten sy më sy, do të putheshim apo kishim për t’u pështy?”, dhe në kujtim të këtyre vargjeve ajo kërkoi nga kolegët e saj deputetë që të mbajnë një minutë heshtje.

Të gjithë u ngritën në këmbë dhe e nderuan me heshtje.

Të ngjashme