Kuvendi pranon 7 ankesa për procesin e zgjedhjes së 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 12:17 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka shqyrtuar  Propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit Dude Balje tha se kanë pranuar shtatë ankesa për procesin e përzgjedhjes së 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit.

“Kemi marrë shtatë ankesa që kanë bazë për procesin e zgjedhjes së zëvendës Avokatëve të Popullit. A e keni respektuar ligjin për zgjedhjen e 5 zëvendësve prej momentit kur e keni hap  konkursin deri në mbyllje”.

Avokati i Popullit Naim Qelaj, tha se 69 aplikantë kanë marrë pjesë në konkurs, ku 43 janë nuk i kanë plotësuar kushtet formale pas shqyrtimit të aplikacioneve.

Ai ka bërë të ditur se në listën e përzgjedhur janë shtatë gra e tre meshkuj ku dy prej tyre janë nga komunitetet.

“Avokati i Popullit është institucion i rëndësishëm. Për hir të rolit që keni si deputet më lejoni të sqaroj se pse është procesi më i mirë i zgjedhjes së zyrtarëve. Ju njoftoj që jam votuar në parlament vitin e kaluar dhe atëherë ka përfunduar afati për zgjedhjen e zëvendës  Avokatëve të Popullit. Vendimin për shpallje të konkursit e kam bërë bazuar në nenet e ligjit. Propozimi për kandidatët për zëvendës bëhet nga Avokati i Popullit me transparencë”.

“Kur është marr vendimi për shpalljen e konkursit i njëjti është bërë publik edhe në medie, dhe kemi pritë aplikacione. Kriterert dhe kushtet e përcaktuara janë ligjore. Procesi është mbikëqyr nga OSBE, BIRN e shoqëri civile. Procesi i poentimit dhe vlerësimit poashtu edhe përpilimit të pyetjeve janë bërë në prezencë të shoqërisë civile. Duke dashtë me qenë shembull i respektimi të ligjit jam mundu që asnjë moment mos me dal jashtë asaj që është brenda kornizave ligjore. Nuk është e përcaktuar qartë me ligj çështja e ankesave, nuk parashihet mjet juridik e as organ kompetent. Kurse ato ankesa kemi vendosë me i dorëzuar në Komisionin parlamentar”.

“69 aplikantë kanë marrë pjesë në konkurs. 43 janë nuk i kanë plotësuar kushtet formale pas shqyrtimit të aplikacioneve. Dy prej këtyre 43 kanë dorëzuar ankesë. Poashtu konkursi ka paraparë që të kenë përvojë pune aplikanti por që dy prej atyre që janë ankuar nuk e kanë plotësuar këtë kriter, njëra prej tyre është një me mbiemrin Zuka”.

“Ankesat janë dy lloje, njëra për mbarëvajtjen e procesit dhe e dyta e drejta për hapjen e konkursit. Nuk dua të lëshohem më shumë në detaje sa i përket ankesave për mbarëvajtjen e procesit. Unë kam të drejtë të pamohueshme dhe ligjore që me shpalle konkursin dhe mendoj që jam në harmoni të plotë me ligjin, nenin 10 paragrafin 2. I kam dhënë shansin dhe mundësi çdokujt që mendon se mund të jetë pjesë e ekipit tim”.

“Në listën e përzgjedhur janë 7 gra e 3 burra ku 2 prej tyre janë prej komuniteteve. Këta kandidatë kanë qenë më të mirët por kam prit vlerë e cilësi më të madhe. Anëtarët e komisionit e kanë bërë shumë të lehtë punën në këtë proces, unë qëndroj mbrapa raportit dhe qëndrimit tim në çdo aspekt”.

Përderisa Balje tha se shumica e ankesave kanë qenë të bazuara, raporton EO.

“Shumica e atyre që janë ankuar kanë pas bazë si Edona Hajrullahu e Mehdi Geci që kanë dhënë dorëheqje nga ky proces. Ata janë ankuar për mënyrën si keni biseduar me ta”.

Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci ka kërkuar të dijë nëse zëvendës Avokatët e Popullit kanë qenë të njoftuar për hapjen e konkursit, raporton EO.

“A e keni pas të obliguat me ligj që me dhënë njoftim për brenda që po hapet konkursi, në mënyrë që zëvendës avokatëve të popullit që i ka skaduar mandati me qenë të informuar”.

Avokati Qelaj ka treguar se Ligji thotë që 6 muaj para përfundimit të mandatit kanë të drejtë për hapjen e konkursit.

Anëtarja e Komisionit nga radhët e VV-së Fjolla Ujkani ka pyetur se pse njëri prej aplikuesve nuk ka hyrë në listën e të intervistuarve.

Qelaj ka treguar se ai ka pasur vetëm praktikë profesionale kurse nuk ka pasur përvojë pune.

“Pse nuk e keni shpallë konkursin sapo e keni marrë detyrën  por keni pritur që 6 mujori të përfundoj komplet pra mandati i rregullt ligjor”, ka pyetur deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.

“Kam pasur dilemat e mija. Asnjë zyrtarë nuk ka ndryshuar punë, asnjë lëvizje të stafit nuk e kam bërë prej që kam shku në punë”.

“Kam dashtë më bw punë të mira me atë ekip, po ka pasur aspekte të ndryshme që më ka detyruar me marr vendimin për konkurs, jam bindë që nuk kam zgjidhje tjetër”, ka thënë Qelaj.

Të ngjashme