Ky është njoftimi zyrtar për heqjen e taksës në rrugën e kombit

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Kompania që menaxhon me rrugën e kombit e cila u ka marrë taksë çdo automjeteti që ka shkuar nga Kosova me ndihma për Shqipërinë e prekur nga termetet në 24 orët e fundit, ka njoftuar se e ka hequr këtë takës.

“Ju informojmë se shoqëria koncensionare e autostradës Milot-Morinë (rruga e Kombit), duke filluar që nga dita e djeshme datë 26.11.2019 ka lejuar kalimin pa pagesë të të gjithë makinave (individ, shoqata, inistucione të Kosovës, Shqipërisë etj), të cilët janë solidarizuar apo që kanë sjellë ndihma për të prekurit nga termeti. Keto grupe personash do të lejohen të kalojnë pa pagesë deri në përfundim të situatës eergjente”, thuhet ën njoftimin e Albanian Highway Concession.

Të ngjashme