Lansohet Forumi i Gruas për Siguri

Prishtinë | 11 Dhj 2019 | 07:10 | Nga Ekonomia Online

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon lansimin e platformës: “Forumi i Gruas për Siguri”, aktivitet ky që implementohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” e përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë. 

Kjo platformë ka për qëllim fuqizimin e grave dhe avancimin e të drejtave të tyre në sektorin e sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë dhe avokimin për adresimin e shqetësimeve dhe pakënaqësive të tyre në sektorin e sigurisë.

Për më tepër, përmes këtij forumi, synohet fuqizimi i rolit të gruas si lidere të komunitetit, nxitja e bashkëpunimit dhe promovimi i rëndësisë së rolit aktiv të gruas në parandalimin e konfliktit, dhunës dhe ekstremizmit të dhunshëm, pa dallim ideologjie apo etnie.

Në lansimin e forumit do të marrin pjesë gratë lidere në Kosovë, përfaqësues nga institucionet e Kosovës, përfaqësues nga institucionet e sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë, organizatat jo-qeveritare, përfaqësues të bashkësive fetare, prezenca civile dhe ushtarake në Kosovë, përfaqësues të mediave, kryetar të komunave, përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit.

Ky aktivitet dhe Forumi i Gruas për Siguri në përgjithësi, do t’i japë rëndësi të veçantë sigurisë së grave në Kosovë edhe (mos) veprimit të institucioneve për të adresuar sfidat e tyre të sigurisë.

Kjo konferencë organizohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë përmes fondit MATRA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme