Lansohet fushata “Rrypi nuk është për me m’rreh”, kërkohet zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës

Prishtinë | 17 Kor 2021 | 11:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata Syri i Vizionit në partneritet me organizatën Save the Children, Zyrën për Qeverisje të Mirë dhe Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, kanë lansuar fushatën sensibilizuese “Rrypi nuk është për me m’rreh”, raporton Ekonomia Online.

Fushata u lansua në njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, që është pjesë e fushatës së ndalimit të dhunës ndaj fëmijëve “RriteMeDashni”.

Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, tha se janë në kompletim të kornizës ligjore në mënyrë që fëmijët të mbrojtjen nga çdo formë e dhunës.

Amdje ai ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve nga të gjitha institucionet por edhe organizatat joqeveritare.

“Sot ka nisur fushata e përbashkët me këto dy organizata që ka për qëllim vetëdijësimin për të punuar më shumë në zbatim të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës”.

“Ne si institucione po kompletojmë kornizën ligjore dhe po forcojmë bashkëpunimin me OJQ. Bëjë thirrje që të ketë mobilizimin institucion nga të gjitha nivelet shoqërore që ta zbatohet ligji për Mbrojtjen e Fëmijës”.      

Naser Lajqi, projekt menaxher në Syri Vizion, tha se ka bërë apel te të gjithë që Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës të zbatohet.

“Ky do të jetë vit intensiv do të bëjmë që zëri i tyre të dëgjohet. Apelojmë që të gjithë të rriturit që ligji të gjejë zbatueshmër”.

“Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës ta zbatojmë duke parandaluar çdo lloj të dhunës ndaj fëmijëve”.

Veton Kryeziu nga Save dhe Children, tha se institucionet duhet që të punojnë më shumë në zbatimin e ligjit, raporton EO.

“Format e dhunës ndaj fëmijëve janë të dënueshme dhe duhet të parandalohen. Institucionet të punojnë që këtë ligj ta zbatojnë”.

“Dhuna ndalohet në çdo formë. Po iu ofrojmë ndihmë institucione që fëmijë tu ofrojmë ambient të shëndetshëm për rritjen tyre”.

Të ngjashme