Lansohet Led-Ekrani me mesazhe për nderë të Ditës Botërore të Rinisë

Prishtinë | 12 Gus 2019 | 08:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mesnatën ndërmjet 11 dhe 12 gushtit në orën 00:00, është lansuar Led-Ekrani me mesazhe për nderë të Ditës Botërore të Rinisë, raporton Ekonomia Online. Lansimi është bërë nga Koordinatori Nacional për Gjeneratën e Re, Avdullah Hasani.

Ai me këtë rast ka thënë se shpreson që të rinjtë e Kosovës do të kenë mundësinë që së shpejti të lëvizin të lirë, pra të jetë të barabartë me të gjithë  bashkëmoshatarët e tjerë evropian.

“Sot në emër të kryeministrisë të Republikës së Kosovës, e lansuam Led-Ekranin për të rinjtë e Republikës së Kosovës për nder të Ditës Botërore të Rinisë, le të shërbejë kjo ditë që gjenerata e re në Kosovë, të motivohet për një arsim dhe edukim në Kosovë, në mënyrë që përmes saj gjenerata e re dhe Kosova, të jetë konkurrente si gjeneratë me bashkë moshatarët e tyre evropian”, tha Hasani.

“Në emër të qeverisë shprehi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për mbështetje të gjeneratës së re, të rinjëve dhe të rejave në Kosovë, që përmes programit që lanson zyra e koordinatorit nacional për gjeneratën e re dhe aktiviteteve të përbashkëta si ajo me task forcën anti-drog dhe siguri në shkolla, nëpërmjet këtyre programeve së bashku me studentët, prindërit tanë, të i arrijmë qëllimet tona, që të rinjët e Kosovës të jenë të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre evropian”.

“Qeveria e Kosovës, nëpërmjet aktiviteteve dhe mekanizmave të saj nëpërmjet ministrive të linjës, ka zhvilluar aktivitete, ngjarje dhe aktivitete ligjore duke përpunuar rregullore, udhëzime administrative, legjislacione duke rregulluar dhe përshtatur, bashkë me legjislacionin e BE-së, në mënyrë që gjithë gjenerata e re të jetë një gjeneratë me perspektivë afatgjate së bashku me vendet e BE-së dhe vendet e botës, uroj që kjo ditë të shërbejë që gjenerata e re dhe gjenerata e vjetër, jo duke pasur luftë mes gjenratave, por idetë dhe kreativitetet e të rinjëve dhe përvojat e gjeneratës së vjetër të shërbejnë që Kosova të avansohet, jo luftë mes gjeneratave por bashkim ideve, në mënyrë që gjenerata e re ta shoh pespektivën brenda Kosovës, njësoj si edhe bashkëmoshatarët tonë evropian”.

Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet çdo vit më 12 gusht, datë kjo kur edhe u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.

Shënimi i kësaj dite synon promovimin e aktiviteteve për të rinjtë, me qëllim që të pranojë dhe njoh përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve në mbarë botë për përmirësimin e shoqërisë.

Të ngjashme