Lansohet strategjia e komunikimit për rëndësinë e investimit në fëmijë

Prishtinë | 06 Maj 2017 | 15:28 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

UNICEF-i ka lansuar strategjinë e komunikimit për rëndësinë e investimit në fëmijë në 1000 ditët e para të jetës.

Në këtë strategji janë të përfshira tri objektiva kryesore në imunizim, gjidhënie zhvillimi dhe kujdesi i fëmijës përkatësisht involvimi i baballarëve në rritjen dhe kujdesin e fëmijës.

Shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co, tha se kjo periudhë është një nga periudhat më të rëndësishme për zhvillimin e tyre dhe kjo strategji fokusohet për kujdesin e hershëm për fëmijët dhe gjithçka që mund të bëjmë për fëmijët.

“Ne presim nga prindërit që të investojnë në fëmijërinë e hershme që të rrisin potencialin e fëmijëve për të ardhmen. Presim nga qeveria që të rrisin investimet e fëmijëve. E njëjta vlen edhe për OJQ-të dhe të gjithë të tjerët që duhet të bëjmë të gjithë më të mirën e mundshme për fëmijët. Dëshirojmë që të gjithë komunitetet ta kuptojnë se sa është e rëndësishme të investohet në fëmijërinë e hershme.Ne si UNICEF do të jemi gjithmonë me ndihmën tonë teknike të ju ndihmojmë”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se ministria që ai drejton i ka kushtuar një rëndësi të veçantë edukimit të fëmijëve në fëmijërinë e hershme.

“Është kënaqësi të marr pjesë në lansimin e kësaj strategjie sepse fillimi i mbarë i jetës së fëmijës është me rëndësi edhe para se ai të lindë e lëre më për ditët e para të jetës së tij për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë  viteve të fundit i ka kushtuar një rëndësi të veçantë edukimit të fëmijëve në fëmijërinë e hershme. për këtë arsye ka futur në programin e saj strategjinë për shëndetin e fëmijëve dhe të nënave e ka futur si strategjinë kryesore për vitet e ardhshme”, tha ai.

Ai ka falënderuar UNICEF-in dhe punëtorët shëndetësorë për kontributin që japin për nënat dhe fëmijët e Kosovës.

Zëvendësministri i Arsimit, Mevludin Krasniqi tha se MASHT-i  bashkë me partnerët do të vazhdojë të hartojë dhe zhvillojë standarde të cilat ndikojnë në forcimin dhe zhvillimin intelektual të fëmijëve.

Edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e vlerësoi lart këtë strategji, duke thënë se investimi më i mirë është në fëmijërinë e hershme.

“Do të vazhdojmë të investojmë dhe ne duam që prindërit të jenë ata që i shtojnë kërkesat për Komunën, edukatorët dhe kërkojnë kurikulë më të mirë në mënyrë që t’i bëjmë çerdhet sa më të mira. Kisha bërë thirrje që të shtojmë buxhetin për nivelin para shkollorë dhe besoni që kjo është më e rëndësishme se sa një universitet”, ka thënë ai.

Në këtë ngjarje përveç zyrtarëve të UNICEF-it dhe Komunës së Prishtinës ishin prezentë rreth 300 fëmijë, ndërsa infermieret, mjekët, edukatorët, baballarët e rinj dhe prindërit biseduan me pjesëmarrësit dhe mediet rreth kujdesit dhe zhvillimit të fëmijëve.

Strategjia pritet të ndikojë në njohuritë, qëndrimet dhe praktikat e audiencës veçanërisht të baballarëve, nënave, infermierëve, mamive, edukatorëve, mjekëve, mediave, dhe institucioneve për interesin më të mirë të fëmijës.

Kjo strategji është në përputhje dhe do të kontribuojë në politikat e Ministrisë së Shëndetësisë, Planit Kombëtar për Zhvillim të Fëmijërisë së Hershme,  me Zyrën e Planifikimit Strategjik pranë Zyrës së Kryeministrit, Strategjinë e NIPH dhe me Qëllimin 4 (Synimi 4.2) të Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, të gjitha qeveritë duhet “të sigurojë që të gjitha vajzat dhe djemtë të kenë qasje në zhvillimin cilësor në fëmijëri të hershme, kujdesin dhe arsimin parafillor, në mënyrë që të jenë të gatshëm për arsimin fillor.

Të ngjashme