LDK-ja publikon videon ku Arben Vitia pranon se ka gënjyer në lidhje me 7 mijë testet të Coronavirusit

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia kishte njoftuar me 28 mars se kanë mbërritur në Kosovë 7 mijë teste të reja të cilat do të shfrytëzohen për të detektuar sëmundjen COVID-19, por ky lajm doli të përgënjeshtrohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kur zbuloi ditë më parë se Kosova kishte mbetur me vetë 600 teste të koronavirusit.

Ishte ministri Vitia i cili tha se kishte pranuar 7 mijë teste, e ky lajm bëri jehonë tek qytetarët për punë të mirë, mirëpo nuk zgjati shumë, lajmi nga ministri u demantua.

Lajmin se këto 7 mijë teste nuk kishin arritur kurrë në Kosovë para pak dite e pranoi edhe vet ministri Vitia, ai tha se në Interaktiv të KTV’së se nuk ka pasur dhe nuk janë ardhur 7 mijë testet që i shkroi vet në Facebook.

Një faqe e simpatizantëve të LDK’së në Facebook ka publikuar videon ku ministri Vitia e pranon se nuk kanë ardhur dhe nuk kanë qenë 7 mijë testet për koronavirusin.

Më poshtë keni videon dhe statusin e ministrit Vitia ku thoshte se në Kosovë kanë ardhur 7 mijë teste.

Arben Vitia, nuk e ka problem të gënjej, ndëgjojeni…

Ja sinonimi i njeriut të paftyrë, ky është Arben Vitia! Shikoni si ka gënjyer për 7 mijë teste që nuk erdhën kurrë!#Shpërndaje…

Gepostet von LDK per Kosoven am Montag, 20. April 2020

Shtatë mijë teste mbërritën sot në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik për RT-PCR. Ato do të shërbejnë për të…

Gepostet von Arben Vitia am Samstag, 28. März 2020

Të ngjashme