Lëndohet një person nga një aksident në fshatin Zhabar të Mitrovicës

Prishtinë | 21 Shk 2021 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Zhabar të Mitrovicës sot rreth orës 15:30.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Zahiti tha se në aksident ishin të përfshira dy automjete.

Ai theksoi se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 15:30, në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok (Fsh. Zhabar), ka ndodhur një aksident i trafikut rrugor në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”.

Të ngjashme