“Let’s Do It Kosova” i gjelbëron dhe i bën të shfrytëzueshme për komunitetin disa zona në Prizren

Prizren | 23 Pri 2022 | 12:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “Let’s Do It Kosova”, në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, kanë organizuar aksion pastrimi dhe rivitalizimi të hapësirave në Prizren, në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, raporton Ekonomia Online.

Luan Hasanaj, drejtor i kësaj organizate, tha se përmes projektit synojnë të transformojë disa zona të shfrytëzueshme për komunitetin.

Mesazhi i tij është që të gjithë qytetarët të kujdesen për mjedisin, por edhe  institucionet t’i rrisin investimet në këto lokacione.

“Sot jemi në Prizren në një lagje me komunitete të përziera dhe po fillojmë realizimin e projektit të parë i cili është në vazhdën e gjashtë projekteve që do të ndodhin gjatë javës që vjen, i cili është i financuar nga UNMIK-u”.

“Përmes këtyre projekteve të vogla të cilat synojnë t’i transformojnë disa zona në zona të shfrytëzueshme për komunitetin. Ne duam të japim një mesazh për të gjithë qytetarët që të kujdesemi për mjedisin, por edhe te institucionet t’i rrisin investimet në këto lokacione. Jam i lumtur që po e fillojmë në Prizren”, tha Hasanaj.

Ndërsa, nënkryetar i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi tha se ndër prioritet e Komunës është që të gjitha hapësirat të kthehen në zona të shfrytëzueshme.

“Në emër të komunës falënderoj Luan Hasanajn për këtë aktivitet në kuadër të ‘Let’s Do It Kosova’, po ashtu edhe financuesin UNMIK-u . Puna e parë kur kemi filluar është largimi i pikave të zeza në komunën  e Prizrenit dhe mundësia që të gjitha ato të kthehen hapësira të shfrytëzueshme dhe më vjen mirë që edhe ‘Let’s Do It’ është bashkuar në këtë projekt”.

“‘Let’s do it’ është organizatë që vazhdimisht zhvillon aktivitete për pastrimin e Kosovës. Ndër prioritet është që të gjitha hapësirat të kthehen në hapësira të shfrytëzueshme. Tashmë edhe si qytetarë po kontribuojmë në ruajtjen e ambientit. Komuna do të jetë e hapur edhe për bashkëpunime të tjera”, tha Gashi.

Krahas mbjelljes së fidanëve sit në lagjen “Lakuriq” në Prizren, do të vendosen dhe ulëset dhe koshat për mbledhjen e mbeturinave.

Të ngjashme