Liga Botërore Islamike dhe Kryqi i Kuq shpërndajnë 1 500 pako ushqimore për familjet në nevojë

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 09:30 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Liga Botërore Islamike në Kosovë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës kanë bërë shpërndarjen e 1 500 pakove ushqimore për familjet me asistencë sociale për të zbutur efektet e pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Ibrahim Fadlahllaha, përfaqësues i Liga Botërore Islamike në Kosovë, tha se me këtë donacion synohet të u ndihmohet familjeve nevojtare të cilat gjatë pandemisë e kanë pasur edhe më të vështirë situatën.

Ai tregoi se Liga Botërore Islamike ka ndihmuar në 25 vende përfshirë edhe rajonin dhe Kosovën.

“Fillimisht desha të falënderoj kryqin e kuq të Kosovës për të realizuar këtë projekt i cili është dedikuar efekteve të shkaktuar nga Covid-19, nga ky projekt kanë përfituar 25 shtete përfshirë Kroacinë, Bosnjë, Kosovën dhe Shqipërinë”.

Feride Hyseni, kryetare e Kryqit të Kuq të Kosovës tha se kjo ndihmë nga donatori është e mirëseardhur.

“Sot jemi këtu për ti pranuar ndihmat për familjet nevojtare nga Liga e botës islame me këtë rast i falënderojmë donatorët. Sot do t’i pranojnë tre mijë pako, ne jemi shumë mirënjohës në ketë situatë pandemie”.

Antigona Sopjani, koordinatore për mirëqenie sociale në Kryqin e Kuq të Kosovës, tha se deri tani kanë ndihmuar rreth 20 mijë familje me ndihmën e donatorëve, raporton Ekonomia Online.

“Pandemia ka ndikuar edhe në Kosovë kjo ka bërë që përveç pasojave në aspektin shëndetësorë të ketë pasoja edhe në aspektin ekonomik të shumë familjeve tona të cilat kanë shtuar interesimin për të kërkuar ndihmë në kryqin e kuq të Kosovës”.

“Me ndihmën e donatorëve deri tani kemi arritur t’i përkrahim diku 20 mijë familje të cilat kanë qenë në gjendje të rëndë ekonomike”.

Rexhep Krasniqi nga komuniteti egjiptian, përfitues i pakos, falënderoi donatorët. Ai tha se gjendja e tyre ekonomike ishte e njëjtë edhe para pandemisë, raporton EO.

Të ngjashme