Limaj: Pavarësia kurorëzim i sakrificës nga shumë gjenerata

Prishtinë | 17 Shk 2019 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, Pavarësinë e Kosovës e ka cilësuar si kurorëzim të përpjekjeve nga gjenerata të tëra për popullin e Kosovës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Limaj ka thënë se 11-vjetori i Pavarësisë, është ëndërr e shumë gjeneratave.

Ai tutje ka thënë se Kosova, do të jetë përherë mirënjohëse ndaj aleatëve që e kanë ndihmuar në ditët më të vështira.

“Kosova tanimë po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë. 11-vjetori i Pavarësisë e gjen vendin me Ushtri”.

“Në këto 11 vite kemi arritur suksese të mëdha, por jemi përballur edhe me shumë sfida të cilat i kemi kaluar bashkërisht me miqtë tanë ndërkombëtarë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Kosova do t’u jetë përherë falënderuese shteteve tona mike të cilat na ndihmuan në rrugëtimin drejt pavarësisë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme