Limaj: Prekazi është vendi ku promovohet liria

Prekaz | 06 Mar 2020 | 12:02 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka bërë homazhe në kompleksin Adem Jashari , në Prekaz me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Limaj tha se Prekazi është vendi ku promovohet liria.

“Sot jemi si çdo përvjetori për të përkujtuar jetën dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari”.

“Jemi në vendin ku promovohet liria e Kosovës dhe vendi ku 22 vite më parë është ndarë epoka e robërisë duke u futur në epokën e lirisë.

“… për këtë epokë është dashtë sakrificë e madhe dhe Adem Jashtari na futi në e kohën e lirisë”.

“Pas tij u rreshtuan me qindra e mijëra shqiptarë dhe që shkuan mijëra dëshmorë të kombit”.

Më pas Limaj ka vizituar familjen Jashari, raporton EO.

Të ngjashme