Lirohet veterani i UÇK-së që u ndalua nga autoritetet turke

Prishtinë | 08 Gus 2020 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Ish Gjenerali i FSK-së, Imri Ilazi, është liruar pas ndalimit nga autoritetet e Turqisë në Aeroportin e Antaliasë.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai ka thënë se shpreson që të mos përsëriten raste të tilla, derisa ka falënderuar Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ambasadën e Kosovës në Turqi, që kanë ndihmuar në lirimin e Ilazit.

“Sapo më njoftuan që është liruar nga Imri Ilazi nga organet turke. E falënderoj Ministrisë e Jashtme dhe Diasporës, Ministrinë e Brendshme në Kosovë, Ambasadën e Kosovës në Turqi, si dhe Blerim Dajakun dhe bashkëpunëtorin Kushtrimin që ndihmuan në lirimit e ish gjeneralit Imri Ilazit. Shpresojmë që raste të tilla mos të përsëriten”, ka shkruar Gucati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme