Lushtaku me Rininë Demokratike në Skenderaj e qytetarë prenë një tortë me fotografinë e Thaçit

Prishtinë | 24 Pri 2022 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Në shenjë simbolike si formë e mbështetjes ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi, sot në ditëlindjen e tij të 54-të, bashkë me Rininë Demokratike në Skenderaj dhe me qytetarë të shumtë, premë një tortë me fotografinë e Presidentit.

Kështu ka bërë të ditur ish-komandanti i  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku , teksa tha se kjo tortë me fotografinë e Thaqit përçon mesazhin që qytetarët nuk e harrojnë asnjëherë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për liri, pavarësi dhe shtetndërtim

Postimi i plotë i tij:

Në shenjë simbolike si formë e mbështetjes ndaj Presidentit Hashim Thaçi, sot në ditëlindjen e tij të 54-të, bashkë me Rininë Demokratike në Skenderaj dhe me qytetarë të shumtë, premë një tortë me fotografinë e Presidentit, e cila përqon mesazhin që qytetarët nuk e harrojnë asnjëherë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.
Urime të përzemërta mik!
SL

Të ngjashme