Malaziasi i arrestuar, Mario Milosheviq, thotë se e ka njohur Ivanoviqin, intervistohet nga hetuesia

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 07:43 | Nga

Malaziasi i arrestuar dy muaj më parë në Kosovë për shitje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje, Mario Milosheviq, është futur nën “llupën” e hetuesisë kosovare, edhe si i dyshuar për përfshirje apo për njohuri rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Gjatë qëndrimit në paraburgim, siç ka mësuar “Koha Ditore”, Milosheviqi ka thënë se e ka njohur Ivanoviqin. Kjo deklaratë i ka “mobilizuar” organet e hetuesisë dhe para dy ditësh, me urdhër të Prokurorisë Speciale është marrë në pyetje.

Megjithatë, Milosheviqi para hetuesisë ka thënë se nuk ka kurrfarë lidhjeje me vrasjen e Ivanoviqit dhe as kurrfarë njohurish rreth saj. Mirëpo ka pranuar se e ka njohur atë. Ka thënë se ka qenë shok me babanë e tij.

Të ngjashme