Marsh përkujtimor për viktimat e trafikut, apelohet për kujdes në komunikacion

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 19:01 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” kanë organizuar marsh përkujtimor për viktimat që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor, transmeton EkonomiaOnline.

Marshi filloi nga Lagja Arbëria, rrugës “Fehmi Agani” për të vazhduar deri te Teatri Kombëtar ku u bë edhe ndezja e qirinjve .

Genta Xheladini nga Kolegji “Tempulli” tha se ky aktivitet po shënohet për të përkujtuar viktimat në trafikun rrugorë.

“E diela e 3 e muajit nëntor shënon ditën përkujtimore të viktimave në trafikun rrugorë të cilat këtë vit shënohen nën moton ‘jeta nuk është pjesë e një automjeti’. Në Kosovë këto aktivitete shënohen për herë te 5-të edhe këtë vit këto aktivitete koordinohen nga Kolegji Tempulli dhe AMKS-ja, dhe përkrahen edhe nga ministria e Infrastrukturës, Policia e Kosovës, OSBE-ja dhe UNCHR-ja”, tha ajo.

Jeton Rexhepi nënkolonel i policisë së Kosovës është shprehur se këtë vit ka rënie të numrit të viktimave krahasim me vitin e kaluar për 10 persona.

E këtë vit 97 persona kanë të vdekur në aksidente trafiku.

“Këto janë disa nga aktivitetet të cilat kanë për qëllim të senzibilizimin e njerëzve për trafikun dhe në të njetën kohë ka për qëllim për të pëjkujtuar viktimat në trafikun rrugor dhe për të mbështetur familjet”, ka thënë ai.

Kemi një rënie të viktimave në krahasim me vitin e kaluar por numri i viktimave këtë vit janë 97 persona 10 më pak se vitin e kaluar, ne po bashkëpunime me të gjithë akterët që numri i trendeve të aksidenteve të shkoj duke rënë”, tha Rexhepi.

Të ngjashme