Masat e reja shtojnë orarin e punëtorëve, problem mbetët transporti i tyre

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Masat e reja për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve ua kanë zgjatur bizneseve për mbi 5 orë orarin e punës.

Por ky orar i zgjatur nuk ka bërë që në këto biznese të rritet edhe shitja, raporton KOHA.

Në një nga furrat në Prishtinë thonë se me vendosjen e masave për kufizim të lëvizjes shitja ka rënë për 50%.

Ndryshim orari dhe kufizime të reja ka pasur edhe në dyqanet ushqimore e në farmaci, në kryeqytet.

Disa prej tyre tashmë po punojnë që nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 22:30, në kohën kur edhe përfundon koha e lëvizjes së qytetarëve.

Megjithëse nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, ata ankohen edhe për mungesë transporti.

E, në anën tjetër, edhe bankat janë duke vazhduar punën në orar të ri. Nga shoqata e bankave thonë se është propozuar zgjatja e orarit deri në orën 20:00, mirëpo kjo gjë nuk ka qenë e nevojshme.

Trajtimin e punëtorëve në sektorin privat po e përcjell edhe Sindikata.

Por, në Odën Ekonomike kanë thënë se kanë pranuar disa ankesa nga bizneset dhe se problem ka qenë organizimi i punëve me orarin e ri.

Që nga 15 prilli e deri më 4 maj Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që qytetarët e Kosovës mbi moshën 16-vjeçare do të mund të lëvizin vetëm një orë e gjysmë në ditë.

Të ngjashme