MASH-i përfiton 35 laptopë donacion nga KFOR-i italian

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 11:50 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pranuar nga KFOR-i, 35 kompjuterë laptopë, si një  kontribut në zhvillimin e mësimit në distancë për shkollat në Kosovë, raporton Ekonomia Online

Ministri Ramë Likaj tha se ky donacion do t’i ndihmojë nxënësit në mësimin online.

E Komandanti i KFOR-it, Risi tha se ndihen krenar për këtë ndihmë.

Ai tha se falë donacionit të financuar nga arsimtarët italianë të Mbrojtjes, do të jenë në gjendje nxënësit ti regjistrojnë video-mësime dhe të ofrojnë mësim online, në mënyrë që të frenojnë përhapjen e COVID-19.

Projekti u zbatua nga Ekipi i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak i Ushtrisë Italiane së bashku me pjesëtarët e Artilerisë së Regjimentit të 5-të të komanduar nga koloneli Gianluca Figus, të vendosur në Pejë.

Në muajt e fundit Ushtarët Italianë të KFOR-it kanë ofruar ndihmë në një mënyrë të paanshme për të gjitha komunitetet në Kosovën Perëndimore, me fokus të veçantë në  shëndetësi dhe arsimim, përmes dhurimit të Pajisjeve të Mbrojtjes Personale dhe pastrimit të objekteve arsimore.

Të ngjashme