Matoshi: Projekti i ndërrimit të filtrave në termocentrale implementohet në vjeshtë

Obiliq | 21 Mar 2019 | 14:25 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka vizituar Termocentralin “Kosova B”, për t’u njohur me fillimin e investimeve madhore mjedisore në këtë termocentral, nga ana e menaxhmentit të Koorporatës Energjetike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Matoshi bëri të ditur se projekti për ndërrimin e filtrave të termocentraleve do të implementohet në fillim të vjeshtës së këtij viti, ndërsa njoftoi se shpallja e tenderëve për kompanitë që do ta bëjnë këtë tashmë është bërë.

“Kosova është në fazën e thithjes se investimeve nga vendet e ndryshme prandaj pavarësia energjetike është kriter kryesor. I sqaruam disa detaje projekte u sqarua edhe pjesa e ndërrimit të filtrave. I përgëzoj KEK-un gjithë ky investim 78 milionë dhe për sigurimin e 20 milionëve tjera dhe pritet qe kontrata të nënshkruhen në fillim të vjeshtës. Filtrat të vendosen sa me parë inkurajoj që te vazhdojnë me projektet mjedisore sidomos në zonën e Obiliqt. Çështje tjetër qe prek KEK është edhe ndërtimi i magazinave nga fondi i IPA-s i cili është i rëndësishëm në aspekt mjedisor dhe do ta zgjidhim sa ma shpejtë”, u shpreh Matoshi.

Drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi, tha se ndër projektet tjera të rëndësishme do jetë ai i enrgjisë solare.

“Patëm një takim për të arriturat e KEK-ut sidomos në theks të veçantë Termocentralin B në ndërtimin e filtrave qe është një projekt i financuar nga zyra e BE-së, 78 milionë ndërsa KEK-u ka obligim 20 milionë. Ne si KEK jemi në fazën e projektit të prodhimit të energjisë solare dhe shume shpejtë do të fillojmë me implementimin dhe energjia është e pastër”, tha Thaçi, raporton EO.

Të ngjashme