Mbi 12 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 18 Pri 2021 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë aktualisht janë 12 mijë e 609 raste aktive me Covid-19.

Sipas Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 persona ndërkaq janë paraqitur 498 raste të reja si pasojë e koronavirusit.

Ndërsa, nga 13 marsi i vitit të kaluar kur edhe janë paraqitur rastet e para pozitive COVID-19, janë 101 mijë e 153 qytetarë që janë infektuar me këtë virus. Kurse 2 mijë e 61 të tjerë kanë vdekur shkak i infektimit me virusin korona.

Të ngjashme