Mbi 7 mijë kosovarë ia mësyjnë bregdetit shqiptar

Prishtinë | 19 Sht 2020 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Ulja e temperaturave nuk i pengon qytetarët e Kosovës që të dynden drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën në bregdet.

Burime për Abc News bëjnë me dije se fluks i madh makinash është shënuar në Morinë, thuajse i njëjtë me fundjavat e tjera.

Më shumë se 7 mijë qytetarë të Kosovës, në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune kanë kaluar në Morinë dhe destinacioni kryesor i tyre është bregdeti.

Ndërkohë forcat e policisë kufitare po përpiqen që të përshpejtojnë punën e tyre në mënyrë që të shmangin radhët e gjata të pritjes.

Të ngjashme