Mbillen drurë në afërsi të Aeroportit – Osmani: Mbrojtja e mjedisit nuk është luks

Prishtinë | 26 Tet 2022 | 15:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në mbjelljen e drurëve në aksin rrugor tek Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, raporton Ekonomia Online.

Ky aktivitet është pjesë e fushatës për mbjelljen e një milion drurëve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Pjesë e kësaj fushate janë edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

E para e shtetit tha se mbrojtja e mjedisit nuk është luks, por ka të bëjë me shëndetin.

Presidentja Osmani tha se qëllimi kryesor që është zgjedhur ky vend për mbjelljen e drurëve është shkaku i pamjes që e shihni qytetarët kur ata aterrojnë në Prishtinë.

“Besoj që është e domosdoshme që ta themi se çështja e ambientit nuk është temë luksi, por që ka të bëjë me shëndetin tonë dhe vendin që do t’ia lëmë paraardhësve tanë. Së bashku me ministrat kemi marrë këtë iniciativë vitin e kaluar dhe këtë po e vazhdojmë edhe sot që do të përmbyllet faza e dytë”.

“Do të angazhohet edhe mërgata jonë, e cila ishte angazhuar në çdo etapë dike u bërë shtytëse në ekonominë tonë”, tha ajo, teksa i ftoi edhe të tjerët t’i bashkohen këtij aksioni.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tregoi e tashmë janë mbjellë 850 mijë drurë.

“850 mijë drunj janë mbjellë deri më sot dhe rreth 50 mijë të tillë do të mbillen sot. Përpos që ndikon në pastrimin e ajrit, është edhe një aspekt tjetër ajo për uljen e karbonit në vend”.

“Pra zotimin që e kemi bërë po e përfundojmë. Do të kemi edhe projekte tjera ku bilanci përmes zhvillimit ekonomik, duhet të jetë në ekulibër të plotë”, tha Aliu.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, u shpreh i lumtur që ky projekt i nisur në tetor të vitit të kaluar po përfundon në nëntor, raporton EO.

“Drunj kanë një rendiment të lartë dhe ka një periudhë se kur duhet të mbillen, pra kanë filluar vitin e kaluar dhe do të përfundojnë në fund të këtij muaji. Përmes hapave që i kemi marrë, ndikojnë në ruajtjen e florës së faunës dhe ngritjen e standardit të qytetarëve. Le të jetë ky aktivitet mësim që ti japim natyrës më shumë sesa i marrim”, tha Peci.

Të ngjashme