Studentët e gazetarisë promovojnë revistën “An Innovation”, testament për gjeneratat e reja

Prishtinë | 03 Maj 2024 | 12:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të premten u promovua revista “An Innovation” e studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, me ç’rast u tha se ky projekt përmban ndikimin e Inteligjencës Artificiale në fusha të ndryshme e profesione të ndryshme, raporton Ekonomia Online.

Kryeredaktorja e revistës, Lendina Balaj, tha se përmes IA njerëzit mund të shkëmbejnë ide, mesazhe, dhe kjo revistë është një lloj testamenti për gjeneratat e ardhshme.

“Revista është e mbushur me shumë gabime të cilat janë tonat, gabimet janë për ne, se kemi ndjenja e që na dallon nga robotët. Ky produkt të mbet testament për gjeneratat e reja”, tha ajo.

Ndërsa, dekanja e Fakultetit të Filologjisë, prof. dr. Lindita Rugova, tha se Dita Botërore e Lirisë së Shtypit na kujton objektivin kryesor që na jep e drejta e informacionit.

“Studentët i kanë përqafuar vlerat e tyre dhe po ecin me këmbë në tokë për të drejtat e lirisë”, tha ajo.

Mentori i revistës, profesor, Bajram Kosumi, tha se me teknologjinë digjitale ndryshon statusi i dijes njerëzore.

“IA e ka fut njeriun në epokë të re. Janë dy gjëra që mund t’i identifikojmë, njëra është zbehja e mendimit kritik. Nëse ne nuk lexojmë libra truri i njeriut nuk zhvillohet. Studentët tanë e kanë hap këtë temë në Universitetin tonë, studentët tanë e kanë hap këtë temë, kjo është epika e rinisë që të surprizon”, tha ai.

Armend Malazogu, nga Shkolla Cactus Education, tha se IA është një mjet i punës që e përshpejton punën, por prapë ka rreziqet e saj dhe është më rëndësi të dihet se ku të përdoret.

“Ajo që iu ka mbledh sot tregon se ju jeni të barabartë me të gjithë botën. Çdo gjë që iu len prapa është vetëm faji juaj, përdoreni këtë mjet të punës por ka edhe rreziqet e veta. Duhet me ngrit dijen e juaj”, tha ai.

Të ngjashme