Mblidhet kryesia e OVL UÇK-së pas aktakuzave

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur pas konfirmimit të aktakuzave ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK’së.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj organizate, Faton Klinaku, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’.

“Mbledhje e jashtëzakonshme e kryesisë së OVL-UÇK’së”, ka shkruar Klinaku në mbishkrimin e një fotografie të kryesisë.

Përgjatë ditës së sotme e djeshme janë konfirmuar aktakuzat ndaj Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Hashim Thaçit e Kadri Veselit nga ana e Gjykatës Speciale. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme