Mbrojtja: Prokuroria nxitoi me aktakuzën “Thaçi dhe të tjerët”

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Fizikisht sërish nuk u paraqitën në gjykatore.

Në konferencën e pestë për ecurinë e çështjes, katër të akuzuarit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar procedimin e ndjekin nëpërmjet video-lidhjes.

Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do përcjellin një ballafaqim më të ashprin deri tani të mbrojtësve të tyre dhe ZPS-së.

Prokurorja Claire Lawson, deklaroi se u ka dalë një punë e madhe me hetimet andaj siç edhe konfirmoi Gjyqtari i Procedurës Paraprake, Nikolas Guillou, se lënda paragjyqësore mund të dorëzohet në mes të tetorit.

“Në konferencën e fundit data në shtator ishte data më e hershme e parashikuar. Që atëherë na është bërë e qartë. Jemi në fazën kritike të këtij procesi dhe parashikojmë të vazhdojmë deri në 20 ose 21 tetor të vitit 2021. Parashtrimi ynë do të mbetet siç ka qenë”, deklaroi Prokurorja Speciale.

Mbrojtësit nisur nga ai i Thaçit thonë se kjo është lojë e organit të ndjekjes penale dhe se klientët e tyre duhet të lirohen dhe të mbrohen në liri deri te nisja e gjykimit në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.

“Unë kam mbetur pa fjalë nga ajo që e degjova. Kjo më sjell te pika ime. Pse jemi këtu kur ata nuk janë gati, të akuzuarit kanë të drejtë të dijnë se pse po akuzohen, kjo është shkelje e të drejtave të njeriut. Këta janë njerëz të privuar nga Liria të privuar nga prezumimi i pafajësisë. Klientët tanë rrinë në paraburgim larg nga familjet dhe nuk e dijnë për cka akuzohen” tha Pierre –Richard Prosper, avokat i Hashim Thaçi.

Në fakt katërshja dikur politike e ushtarake e Kosovës akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Në hetimet ndaj tyre Prokuroria thotë se është vënë në kontakt me agjenci ndërkomëbetare që nuk ua përmendin emrin.

“Materialet që jane kërkuar do t’i jepen mbrojtjes dhe ata do të shohin se nga cilat agjenci u moren informacionet. Sa i përket identitetit te agjencive nuk mund t’i themi emrat e tyre sepse kështu do të bëhej shkelje”

Ben Emerson që mbron Veselin, deklaroi se Specialja që është e Kosovës në asnjë formë nuk guxon të bashkëpunojë me Gjykatat e Serbisë.

“Ne ende s’kemi indikacion se kur dorëzohet dosja paraprake. Këta njerëz janë në paraburgim në bazë të faktit se procedurat përfundojnë e do të niste gjyqi. Kështu këta burra po mbahen në burg pafundësisht derisa Prokuroria po mundohet ta paraqesë rastin” tha Emerson.

Gjyqtari Guillou dha urdhërin që parashtrimet rreth paraburgimit të Veselit, Krasniqit e Selimit , Prokuroria t’i japë deri 28 maj e mbrojtja deri më 7 qershor.

E avokati Prosper që flet nga Amerika, luti që procedimet e radhës të bëhen në një periudhë kohore tjetër pasi që ai po duhet të zgjohet nga gjumi për t’u kyqur në seancë.

Palët janë pajtur që diku në muajin qershor të mbahet seanca e radhës për ecurinë e çështjes.

Të ngjashme