Mbyllet debati për demarkacionin, thellohen kundërshtimet

Prishtinë | 03 Gus 2016 | 22:40 | Nga

Debati maratonik për demarkacionin  me Malin e Zi i nisur në mëngjes ka mbaruar në ora 22:00, pa ndonjë përfarim qëndrimesh mes palëve.

Në fakt, kundërshtimet mes palëve vetëm sa janë thelluar, pasi asnjëra palë nuk është bindur me argumentet e ofruara nga ana e kundërt, shkruan Gazeta Tribuna.

Grupi që kundërshton vijën kufitare të përcaktuar nga Komisioni shtetëror në njërën nga konkluzat  e tij ka kërkuar që faktori ndërkombëtar, përkatësisht SHBA, të përfshihet në negocim mes Kosovës dhe Malit të Zi për t’u rishqyrtuar marrëveshja aktuale.

Në të njëjtën kohë, anëtarët e Komisionit shtetëror kanë insistuar se e kanë kryer punën me profesionalizëm dhe nuk kanë krijuar hartë të re të shtetit.

Këto janë konkluzionet dhe propozimet e ekspertëve për demarkacionin

Grupi i ekspertëve në fund të debatit për demarkacionin me Malin e Zi ka njoftuar me konkluzionet e nxjerra si dhe ka dhënë disa propozime për hapat e ardhshëm.

Konkluzionet nga grupi i ekspertëve nga debati i mbajtur për demarkacionin me Malin e Zi.

1. Komisioni Shtetëror i angazhuar për shënimin e kufirit ka bërë disa lëshime

2. Kufiri nuk është i bërë gabim në tërë gjatësinë e vet por vetëm në disa sektore, që arrin 8200 hektarë.

3. Propozojmë që të rishikohen dokumentet në bazë të kushtetutës së vitit 1974

4. Propozojmë që të rishikohet dhe të analizohet sërish materiali

5. Propozojmë që në seancën e ardhshme plenare të vendoset që shtetet mike të negociojnë mes dy vendeve për të garantuar frymë më të mirë mes shteteve.

Të ngjashme