Mbytet një person në Liqenin e Batllavës

Prishtinë | 25 Gus 2019 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur pasditen e sotme në liqenin e Batllavës pasi po dyshohet se është fundosur.

Policia e Kosovës ka treguar se personi i cili po dyshohet se është i moshës 55 vjeçare është fundosur në liqenin e Batllavës.

Lajmin për EkonomiaOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar një informacion se një person dyshohet te jetë fundosur në liqenin e Batllaves. Ekipet policore janë ne vendin e ngjarjes. Për detaje te tjera do te njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti përmes telefonit.

Të ngjashme