Me tupana e daulle qytetarët festojnë Pavarësinë, 17 Shkurtin e konsiderojnë të shenjtë

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 12:55 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, shumë qytetarë kanë dalur për të festuar në sheshin “Skënderbeu”, në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Një grup qytetarësh nga Podujeva, Lipjani dhe qytete të tjera, kanë zgjedhur një mënyrë atraktive për të shijuar festën e Pavarësisë.

Me tupanë, daulle, por dhe një kali kanë parakaluar përgjatë shesheve të Prishtinës, duke krijuar një atmosferë të këndshme për qindra të pranishëm.

Qytetarët e intervistuar nga Ekonomia Online po shprehen të lumtur dhe të gëzuar për këtë ditë.

Ata po e vlerësojnë angazhimin e shumë brezave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Disa nga ta po e konsiderojnë edhe si festë të shenjt 17 Shkurtin.

‘’Sheshi është vendi ku e frekuentojmë të gjithë. Presim gjëra madhore. Më në fund erdhi në pushtet njeriu që ka shumë njohuri dhe identitet, dhe i vetmi që nuk e ka keqpërdorur popullin’’, tha qytetari Mehdi Jashari.

E qytetari Isë Arifi po thotë se qeveritë nuk punuan si duhet.

‘’Kam dalur për të festuar Pavarësinë. Kjo ditë shënon diçka shumë të madhe për shqiptarët, mirëpo qeveria e vendit nuk ka punuar si duhet. Kemi mundur të arrijmë më shumë por kemi mbetur pak mbrapa’’, tha ai.

Yll Raçi një tjetër qytetar nga Podujeva, po thotë se është i lumtur pasi tani Kosova ka ushtrinë e saj.

‘’Jam gëzuar shumë për këtë ditë, sepse e kemi edhe qeverinë, ushtrinë e Kosovës. Ju dëshiroj suksese të gjithë shqiptarëve. Nuk kam zgjedhur Podujevën për të festuar shkaku që ka ma pak njerëz, sepse  shumica kanë  lënë vendin për të migruar në vendet tjera për punësim dhe ne kemi vendosur të vijmë në shesh për të festuar këtë festë madhështorë’’.

Hajdar Rexhepi thotë se për këtë Ditë u sakrifikua shumë dhe se duhet punuar shumë për të mos lejuar rininë të migrojë jashtë shtetit.

‘’Iu uroj të gjithë qytetarëve të Kosovën-Pavarësinë, Policisë, që me sakrificë e kemi fituar këtë ditë, dhe të mos shkelin mbi shqiptarët më qeveria duhet të zgjohen sepse kanë harruar, çfarë ka ndodhur në Kosovë. Duhet të kthejnë  mendjen,  sepse rinia jonë sot kanë migruar dhe po flenë nëpër stacione autobusëve nëpër vende të tjera’’, tha ai.

Të ngjashme