Meta kujton Ditën e Eksodit: Jam pranë familjes së dashur Haradinaj dhe gjithë Kosovës

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kujtuar Ditën e Eksodit të shqiptarëve të Kosovës dhe dëshmorët që dhanë jetën për liri.

Ai lavdëroi veprën e dëshmorëve Betejës së Maznikut, Luan e Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe heroin e UÇK-së, Shkëlzen Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Kujtojmë në veçanti dëshmorët e betejës së Maznikut, Luan e Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe heroin e UÇK-së, Shkëlzen Haradinaj. Ndaj sot jam pranë Nënës Ruke, zemra e së cilës ka njohur dhimbje mbinjerëzore, pranë Ramushit dhe Dautit, pranë Luanit të ri të Haradinajve, familjes së dashur Haradinaj, pranë familjeve të Gllogjanit dhe të mbarë Kosovës, që e paguan me jetën e njerëzve më të shtrenjtë çmimin e lirisë dhe pavarësisë. I përjetshëm kujtimi i dëshmorëve dhe heronjve”.

Të ngjashme