Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Ambientit dhe “Let’s do it Kosova” shënuan Ditën e Mjedisit

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 10:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit (MZHEA) në bashkëorganizim me “Let’s do it Kosova” shënuan Ditën e Mjedisit me aktivitete të shumta.

Përderisa, aktivitet kryesore janë zhvilluar në brigjet e liqenit të Vërmica dhe në rrethinën e Suharekës.

Përfaqësuesi i MZHEA Besmir Kokollari, gjatë këtij aktiviteti u deklarua se “Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit është e përkushtuar që të zhvillojë aktivitete të shumta në mënyrë që të kemi një mjedis sa më të pastër. Aktivitete të shumta vetëdijësuese në këtë aspekt sot zhvilluam në Prizren, Suharekë, Istog dhe Viti”.

Me këtë rast kryetari i Prizrenit Mytahir Haskuka bëri thirrje që të mbrohet natyra dhe që lumenjtë të mbahen të pastër.

“Aktiviteti i sotëm është një simbolikë ngase liqeni i Vërmicës është një bukuri natyrore që rrallë mund ta gjejmë. Ne po bëjmë pastrim por gjëja më e mirë është mirëmbajtja dhe disiplina jonë, të mbrojmë natyrën dhe rrjedhat e ujit të cilat janë të rrezikuara nga shume aktivitete të ndryshme ekonomike”, u shpreh Haskuka.

Ndërsa kryetar i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, tha se “Në Suharekë është caktuar një loakacion për grumbullimin e mbeturinave të ngurta derisa nuk jemi edhe aq të kënaqur por do të vazhdojmë të punojmë në të mirë të shëndetit të qytetarëve.

Ndërkaq drejtori i Organizatës, “Let’s Do It Kosova” Luan Hasanaj, tha se parandalimi është mënyra më e mirë për ta mbajtur pastër ambientin dhe bëri thirrje që edhe institucionet të angazhohen në këtë drejtim.

Ai gjithashtu bëri thirrje që sa më shpejt insitucionet të fillojnë procedurat për fillimin e eko-fondit, që nënkupton se fondet e gjeneruara në emër të mjedisit të përdoren në invesime të projekteve mjedisore. Njëkohësisht Hasanaj ju bëri thirrje qytaterave që të kudjesen sa më shumë për mjedisitn dhe hapësirat publike.

5 Qershori është përcaktuar si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, caktoi 5 Qershorin si Ditë Botërore të Mjedisit, për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për mjedisin. U zgjedhë kjo datë sepse ishte dita e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, në Stokholm 1972, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara (UNEP).

Të ngjashme