MMPH-ja 200 mijë € për pastrimin e shtratit të lumit Sllovi – Lipjan

Lipjan | 09 Gus 2019 | 12:17 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Komunën, ka filluar punimet për pastrimin e shtratit të lumit Sllovi – Lipjan, raporton EkonomiaOnline.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se ky projekt ka filluar më herët, por në mungesë të mjeteve nuk ka arritur të përfundohet.

Falenderoi MMPH-në për ndihmën, teksa projektin e cilësoi mjaft të rëndësishëm.

“Është investim i qëlluar që do ketë ndikim në fshatin Sllovi. Në kemi fillu si komunë më herët por tash me financim të MMPH është jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha Ahmeti.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se do të përprahin të gjitha projektet komunale që janë të niteres të qytetarëve.

“Ato që janë prioritete të qeverisjes komunale në Lipjan janë po ashtu prioritete të MMPH-së. Ky segment tregon se sa i afërt është bashkëpunimi mes MMPH-së dhe komunës. E shohim njërin pjesë të rregulluar të shtratit nga Komuna dhe pjesën tjetër e rregullon ministria gjatë këtij viti. Ky projekt nuk përfundon këtu mbeten 2 km që mbeten të rregullohen dhe ato do jenë pjesë e buxhetit të MMPH-së për 2020’, tha ai.

Matoshi bëri të ditur se këtë vit për projektet që kanë për qëllim ruajtjen e mjedisit në komunënë e Lipjanit, janë ndarë rreth 2 milionë euro.

“Të gjitha projektet në Lipjan që i fillojmë sot kapin vlerën 1 milion euro dhe 1 milion është projekti tjetër i lumit Sitnica. Pra janë gjithsej dy milionë euro që MMPH-ja i ka të kontaktuara këtë vit në Lipjan. Një pjesë e tyre planifikohen të fillojnë edhe gjatë vitit tjetër ndërsa një pjesë edhe gjatë këtij viti{, tha ai. 

Edhe deputeti Islam Pacolli ka përgëzuar Ministrinë dhe Komunën për projektet e filluara.

Për rregullimin e lumit Magurë janë ndarë  200 mijë euro, ndërsa pritet të kryhet një segment prej 500 metra, ndërsa do të planifikohen në buxhet edhe 2 kilometra tjera.

Të ngjashme