MMPH-ja investon edhe 750 mijë € për ujësjellësin në 28 fshatra të Gjakovës

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 15:11 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi dhe kryeshefi i Kompanisë rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, kanë nënshkruar memorandum për vazhdimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit për 28 fshatra të Komunës së Gjakovës, raporton Ekonomia Online.

Matoshi tha se MMPH-ja investon edhe 750 mijë euro për ujësjellësin në 28 fshatra të Gjakovës.

“Sot me kryeshefin KRU ‘Gjakova’ nënshkruam një memorandum bashkëpunimi për vazhdimin e ndërtimit të ujësjellësit për 28 fshatra”.

“Vjet kemi investuar më 200 mijë euro, këtë vit 750 mijë euro përmes këtij memorandumi.  Uroj që ky investim të përfundoj në kohë, jam i lumtur që po nënshkruhet ky memorandum”.

Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti, ka falënderuar Ministrin Matoshi për financimin e projektit për ndërtimin e ujësjellësit në 123 fshatra të Gjakovës, që sipas tij, do të furnizoj me ujë të pijshëm rreth 20 mijë banorë.  

“E falënderoj ministrin për të gjitha që i ka bë deri më tani më herët me 200 mijë euro dhe tash me 750 mijë euro. Këtë vit qytetarët kanë me qenë me ujë të pijshëm”.

“Është një projekt madhështor komuna e Gjakovës asnjëherë nuk ka pas kësi projekti po shkon ky projekt në bjeshkë me 10 kilometra, prandaj e falënderoj ministrin”.

Të ngjashme