Mot i vranët të mërkurën në Kosovë

Prishtinë | 02 Mar 2022 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Moti në Kosovë për ditën e sotme parashihet të jetë kryesisht i vranët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që temperaturat minimale të sillen minus 4 dhe minus 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 3-7 gradë Celsius.

“Të mërkurën mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Kjo situatë meteorologjike do të na përcjell edhe ditën e enjte, përjashtim bëjnë disa zona ku mund të ketë ndonjë rigë e dobët shiu, apo fjollë e dobët bore”, ka njoftuar IHMK-ja.

Të ngjashme