Moti me shumë ndryshime: Gjatë javës ju pret bora dhe shiu

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 07:38 | Nga Ekonomia Online

Kjo javë do të jetë me shumë befasira të temperaturave, fillon me mot më të ftohtë, të ndryshueshëm me reshje shiu dhe bore.

Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë ditës së hënë priten reshje shiu që më vonë do të shndërrohen edhe në reshje bore.

Temperatura më e ulët gjatë ditës së sotme do të jetë 6 gradë celsius, kurse ajo maksimalja 13 gradë celsius.

Këto reshje të shiut dhe borës do të priten të vazhdojnë paraditen e ditës së martë, edhe ditën e enjte priten reshje shiu, të cilat në mbrëmje do të përzien me borë.

Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin mot të butë dhe rritje graduale të temperaturave.

Moti gjatë ditëve në vazhdim:

11.03 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje më ftohtë, shiu do të shndërrohet në borë, që pritet të vazhdojë edhe gjatë natës. Vende-vende reshjet pritet të jenë më intenzive.

12.03 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me erë. Paradite reshje të dobëta bore, që gjatë ditës do të pushojnë.

13.03 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.

14.03-15.03 – Të enjten kryesisht vranët, kohëpaskohe me shi. Në mbrëmje shi dhe borë, që më vonë do të shndërrohen në borë. Ditën e premte kryesisht me vransira dhe intervale me diell.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga krahu verior 5-14m/s..
Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale.

Të ngjashme