Moti në Kosovë sipas meteorologëve

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Në dy ditët në vijim, pritet të kemi një mot më dinamik, që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, por me shtrirjen e fushave anticiklonike, nuk parashihet të kemi qarkullim të mjaftueshëm ajror, andaj nga dita e premte vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

29.11 – Mot i ftohtë, kryesisht me vranësira, e gjatë ditës edhe me intervale me diell.

30.11 – Mot i ftohtë, në mëngjes me vranësira, e gjatë ditës kryesisht me diell.

1.12-2.12 – Në fundjavë, mot i ftohtë, të shtunën në mëngjes kryesisht kthjellët, e gjatë ditës me vranësira. Ditën e diel kryesisht kthjellët dhe me diell.

Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie të ndjeshme, nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 0C deri në -7C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga +1C deri në +2C, e në fundjavë do të rriten deri në +5C.

Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-11m/s. Shtypja atmosferike, do të rritet mbi vlera normale.

Të ngjashme