MSh-ja çdo herë me apel për larjen e duarve, por në Klinikën Infektive nuk ka pajisje higjienike

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 20:14 | Nga Ekonomia Online

Që nga marsi i vitit të kaluar kur filloi pandemia e COVID-19 në vendin tonë, një nga apelet më të shpeshta e që vazhdon të jetë edhe sot nga Minsitria e Shëndetësisë që qytetarë t’i pastrojnë duart më shpesh.

Ndërsa qytetarët mund ta respektojnë këtë thirrje që bëjnë institucionet gjegjëse, në anën tjetër pikërisht në vendin ku shtrihen pacientët me COVID, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk ka shampon për larje të duarve.

Është infermierja i kësaj klinike, Fitim Havolli i cili përmes një statusi në Facebook i ka çuar “selam” ministrit Arben Vitia, se që nga koha kur mori drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Klinikën Infektive profesionistët shëndetësorë nuk po i kanë as gjërat elementare higjienike, shkruan Reporteri.net.

Ai thotë se gjithë vikendin ka mungesë të shamponit dhe letrës për tharjen e duarve.

Gazeta Online “Reporteri.net”, ka tentuar ta marrë një përgjigje nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike të gazetës.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

Me shkas,

Thirrje publike për çdo ditë, gojën plotë këshilla ministri i Shëndetësis për higjenë personale, larja e duarëve pas çdo kontakti,

Me çka ministër me bërë larjen e duarëve?

Deri sa aspekti higjenik është shumë me rëndësi,larja e duarëve, po ja bëjë me dije Ministrit të shëndetësis z Vitia, se as gjërat më elementare prej që keni ardhur si ministër nuk po i posedojmë ne si profesionist e puntorë shëndetësor.

Shampon dhe letër për tharrjen e duarëve nuk kemi në gjithë vikendin, a thu çka është ka ndodh në këtë vend!

Ndoshta është herët me kritiku por, këto gjëra janë të thjeshta, por shumë me rëndësi Ministër!

Nuk menaxhohet pandemia me Izolim,

Me Fb,

Me klikime e votime ne tv D,

Duhet punë dhe seriozitet,Ministër.

Të ngjashme