Muharremaj: Policia e Kosovës është krenaria jonë

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Në 22 vjetorin e themelimit të Policës së Kosovës, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka vizituar stacionin e policisë në komunën ku ai udhëheq.

Tutje, Muharremaj ka shkruar se Policia e Kosovës është krenaria jonë, derisa ka bërë thirrje për respektim të uniformën dhe detyrën e tyre.

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës është krenaria jonë

Ata janë vëllezërit dhe motrat tona. Detyra e tyre në shërbim të sigurisë tonë është edhe një vlerë më shumë në personalitetin e tyre.

Andaj respektoni uniformën zyrtare dhe detyrën e tyre.

Shteti ka kuptim kur ligji dhe rregulli zbatohet nga të gjithë. Nuk e mohoj që secili nga ne mund të ketë gabime, por duhet që për të mirën e përgjithshme të shoqërisë, të angazhohemi secili prej nesh që ta bëjmë shtetin tonë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Policëve/e ju uroj punë të mbarë, shëndet për ta dhe familjet e tyre.

May be an image of 3 people and people standing
May be an image of one or more people, people standing and indoor
May be an image of one or more people, people standing and indoor
May be an image of 1 person and standing

Të ngjashme