Murtezaj dhe Dema flasin për thellim të bashkëpunimit mes ATK-së dhe UP-së

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj ka pritur sot në takim Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, me të cilin folën për mundësitë e bashkëpunimit mes Administratës Tatimore të Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës.

Në këtë takim Murtezaj dhe Dema u dakorduan që të thellojnë bashkëpunimin në fushat me interes për të dy institucionet.

Ky takim është vazhdimësi e takimeve që drejtori Murtezaj është duke zhvilluar me institucionet të ndryshme, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe efikasitetit në punë.

Të ngjashme